Cenaj: Startup-et janë si të mbjellësh një arë, që nuk e di se sa do korrësh. Nëse ideja ka efekt, përfiton shumë!

Cenaj: Startup-et janë si të mbjellësh një arë, që nuk e di se sa do korrësh. Nëse ideja ka efekt, përfiton shumë!

Startup-et në Shqipëri, krijohen me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një produkti dhe shërbimi inovativ , të cilat shpesh herë janë të vështira për tu realizuar,  vlerëson Arsen Cenaj nga Realalbania.com.

Cenaj, për “MCN economy”, solli përvojën e krijimit të kompanisë së tij, teksa tha se në fillimet e saj nuk kishin një model të ngjashëm në Shqipëri, që ta ndjekësh ose imitosh.

Ai u ndal te fakti se po nuk ke një bazë ekonomike për të filluar një startup, është e pamundur ta ngritësh atë në Shëipëri.

Unë jam krijues i Real Albania, e cila është platforma e parë inovastore që u vjen ën ndihmë të gjithë atyre që duan të mësojnë gjuhën shqipe, si gjuhë të dytë.

Vështirësitë janë të kudo ndodhshme por asgjë nuk është e pamundur. Të ndërtosh diçka që nuk e ka bërë askush përpara është pak e vështirë sepse nuk ke një shteg që t’i mund të ngjasosh ose të imitosh.

Vështirësia më e madhe që kam hasur deri më tani ka qenë pjesa e investimit, ku ën krahasim me vendet e tjera të rinjtë kanë mundësi të marrin investime ose kredi me interesa tejet të ultë, në Shqipëri kjo gjë është pothuajse e pamundur, prandaj duhet të kesh një bazë ekonomike që të investosh paratë e tua pastaj të kesh mundësi të krijosh një startup.

Sipas Cenaj, startup-et janë si një mbjellësh një arë, që nuk e di sa do korrësh, por nëse godet me idenë, përfiton shumë më shumë.

Startup-e është si të mbjellësh një arë, por që ti nuk e di se kur dhe çfarë do të korrësh. Por nga ana tjetër po pati efekt, ti do korrësh shumë.

Ndryshe nga një punë 8 orareshe që ti e di në fund të muajit do të marrësh një rrogë, por në starupe ti nuk ke siguri por nëse ideja jote vërtet po zgjidh një problem të madh, atëherë ti do të kesh fitime të mëdha.

Prandaj është gjithmonë një zgjedhje personale por duhet të kemi në mendje se çfarë problemi do të zgjidhim.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy