Bode: Njerëzit kanë ende dyshime te PD,  merret me LSI-në që s’ka kredibilitet

Bode: Njerëzit kanë ende dyshime te PD, merret me LSI-në që s’ka kredibilitet

Ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, nuk e sheh me vend bashkëpunimin PD-LSI në opozitë.

“LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar. Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës”, u shpreh Bode nënjë intervistë në ABC News.

Por Bode, mungesën e besimit e sheh edhe te PD-ja. “Opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita. Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD. Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun. PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy