
Moti këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshje të dobëta dhe të izoluara mund të regjistrohen në disa zona të qarqeve të Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Elbasanit.
Në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje. Temperaturat do të mbeten të larta, tipike për muajin qershor. Në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 19 deri në 30 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 17 deri në 31 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore do të variojnë nga 12 deri në 28 gradë Celsius.



