Basha: Në Elbasan do të kuptoni masakrën zgjedhore, ne do iu kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

Basha: Në Elbasan do të kuptoni masakrën zgjedhore, ne do iu kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me demokratët në qytetin e Elbasanit.  Basha u shpreh në Elbasan si në asnjë vend tjetër, pati përplasje të botës së errët dhe botës së qytetëruar.

Ndërsa falënderoi drejtuesit e Partisë Demokratike, kryedemokrati tha se kjo forcë politike do të rrëzojë regjimin  Rama-Doshi dhe do t’ua u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Elbasani, një qytet që është njohur për dekada dhe për shekuj, për shkollën, për festën e verës, për qytetarinë e tij, por që fatkeqësisht tashmë gjatë këtyre javëve mbeti në kronikat e lajmeve për vrasjet mafioze. Sepse Elbasani tashmë nuk njihet si qyteti i Normales, nuk njihet si qyteti i Festës së Verës, por njihet ashtu siç janë detyruar ta pranojnë edhe vet krerët më të lartë të institucioneve të ligjzbatimit në vend, si kryeqyteti i krimit. Kjo është e vërteta.

Ndaj, sot nga Elbasani kam një mesazh. Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit”, u shpreh Basha.

Më tej Basha duke qwndruar te zgjedhjet e 25 prillit deklaroi se diferenca me të gjitha manipulimet zgjedhore  përbehet vetëm nga votat e një familje kriminale, që është familja e Aqif Rakipit, djali dhe dhëndri i të cilit mblodhën më shumë vota se Edi Rama.

Diferenca është pothuajse njësoj sa votat e mbledhura nga çiraku i Edi Ramës në qarkun e Elbasanit, dy herë më shumë sesa vetë ai është prova më flagrante për këdo që kërkon prova se çfarë ndodhi në Elbasan. Ndaj, e kam thënë prej ditës së parë betejën nuk e kemi nisur për karriget tona. Betejën e nisëm për shqiptarët e thjesht, për ata që sot janë nën dëshpërim dhe zhgënjim, në depresion dhe në zemërim dhe presin me sytë nga ne se çfarë do të ndodhë.

Nëse do t’i ulim flamujt e betejës, do të ulim kokat e do të pranojmë fatin e paracaktuar nga aleanca e reagimit Rama-Doshi? Apo do të qëndrojmë fort dhe këtë regjim që e kemi sjellë në buzë të greminës thjesht me forcën e shpirtrave tanë, me bindjen e thellë për ndryshim do ta çojmë aty ku e meriton, në fund të greminës.

Mesazhi që kemi për ta është një dhe vetëm një: ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju, ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë që do të thotë përmbysje e regjimit Rama-Doshi dhe rikthimin e demokracisë, e zgjedhjeve të lira dhe i Shqipërisë të shqiptarëve”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy