Gjatë emisionit Zululand, në një intervistë të sinqertë dhe pa doreza, Fred Abrahams ka dhënë opinionin e tij për Shqipërinë e re pas diktaturës dhe liderët politikë të saj. Ai ka qenë dëshmitarë në ngjarjet e vitit 1997, kohë kur Sali Berisha ishte President i Shqipërisë.
Gazetari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut thotë se SHBA gaboi kur në ato vite i dha Berishës mbështetje të pakufizuar, pa u interesuar sesi apo sa zbatohej demokracia në Shqipëri.
“ Amerika nuk i vendosi kufinj Berishës dhe ky ishte një gabim. AI është dhe nuk është përgjegjës për gjërat që kanë ndodhur në Shqipëri. Po, ka përgjegjësi si lider që ka drejtuar vendin, por nga ana tjetër ai është prodhim shqiptar”, thotë Fred Abrahams.
“Në Shqipëri ka ende errësirë pas diktaturës.Institucionet janë të ndotura dhe ka ende shumë korrupsion”, pohon Abrahams për Zululand.
Më tej, Abrahams i pyetur nga Nano se me çfarë e identifikon Shqipërinë kur dikush nga miqtë e tij e pyet, ai u përgjigj” Kafe të mirë. Jeni shoqëri kafenesh. Kjo ka dhe të mirën, por edhe të këqijat e saj”, tha autori, i cili së fundmi ka sjellë në shqip librin “ Shqipëria e re”.



