“Xhadat" publikojnë videon/ Makina e Kryetares së Gjykatës ecën dhe parkon mes njerëzve në trotuar

“Xhadat" publikojnë videon/ Makina e Kryetares së Gjykatës ecën dhe parkon mes njerëzve në trotuar

Emisioni investigativ “Xhadat„ publikoj sot videon ku shfaqej makina e kryetares së Gjykatës Administrative të Apelit, teksa ecte mes njerëzve në trotuarin përpara institucionit për t`u parkuar aty. Në videon e publikuar duket qartë që në makinën e parkuar mbi trotuar, hipën drejtuesja e Gjykatës. Shembullin e drejtueses e ndiqnin edhe punonjësit e kësaj gjykate të cilët parkojnë mbi trotuar duke shkelur hapur Kodin Rrugor. Gjatë monitorimit që “Xhadat" i bënë rrugës u shfaq policia duke marrë me karroatrec një nga makinat e parkuara në rrugë, ndërkohë që nuk ndërhyri për makinat e parkuara mbi trotuar. Gazetarja e emisionit “Xhadat" ju drejtua policit rrugorë që po ndërhynte për largimin e makinës me karroatrec, për ta pyetur se përse nuk po merrte masa edhe për makinat që kishin parkuar mbi trotuar. Edhe pse i kishte përpara syve, punonjësi i policisë mohoi faktin se makina e kryetares së Gjykatës Administrative të Apelit dhe stafit të këtij institucioni ndodheshin të parkuara mbi trotuar. Xhadat: Këtë zonën e kam monitoruar që paradite dhe as gjobë nuk i keni vendosur makina mbi trotuar. Polici: Nuk japim intervista në rrugë. Xhadat: Nuk po ju kërkoj intervistë, po ju them për makinat që janë parkuar mbi trotuar, i keni parë? Polici: Të lutem, vazhdo. Xhadat: I keni parë makinat që janë vendosur mbi trotuar? Polici: Të lutem vazhdo, nuk të jap asnjë sqarim ty fare. Xhadat: Makinat që janë parkuar mbi trotuar, i keni parë? Polici: Nuk janë në trotuar, asnjë makinë nuk ka mbi trotuar. Përgjigja e punonjësit të policisë tregoi hapur bashkëpunimin me institucionin e gjykatës, për të shkelur ligjin. Ky fakt u konfirmua edhe nga punonjësja me uniformën e policisë që qëndron në hyrjen e Gjykatës Administrative të Apelit, sipas të cilës, për parkimin mbi trotuar kanë një bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Xhadat: Kjo makina që është jashtë, e gjyqares është? Punonjësja e Gjykatës Administrative të Apelit: Është e kryetares. Xhadat: Edhe makinat e tjera që janë parkuar këtu, se pashë pak minuta më përpara, ju ishit vetë këtu që erdhi policia rrugore dhe hoqi vetëm një makinë që ishte e parkuar në rrugë. Ndërkohë makinat e tjera këtu nuk i luajti fare, makinat e parkuara këtu ( mbi trotuar). Kjo zona këtu është me leje? Punonjësja e Gjykatës Administrative të Apelit: Kjo është zona e gjykatës që nga këtu domethënë ky rreshti këtu është rrethimi i gjykatës dhe si rregull domethënë e kanë lënë, kanë bërë një bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Pra drejtuesja e Gjykatës Administrative të Apelit dhe punonjësit e kësaj gjykatë të cilët parkojnë mbi trotuarin përballë Liceut Artistik, nuk e shkelin kodin rrugor pa miratimin e institucioneve të tjera, në rastin konkret, të Policisë Bashkiake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy