Nga Robert Ndrenika te Luftar Paja, Spiro Duni, Arben Derhemi dhe ish-drejtoresha e PD letër Metës: Duam teatër të ri (VIDEO)

Nga Robert Ndrenika te Luftar Paja, Spiro Duni, Arben Derhemi dhe ish-drejtoresha e PD letër Metës: Duam teatër të ri (VIDEO)

Duket se artistët janë ndarë përfundimisht pro dhe kundër për shembjen e godinës së vjetër dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. 

Pak ditë pasi disa kolegë të tyre i dërguan një letër presidentit Ilir Meta ku i kërkuan që të mos e dekretojë ligjin për teatrin, një tjetër grup artistësh përfshi dhe emra të njohur të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi.. e të tjerë kanë vendosur firmat në një letër ku shkruhet se shprehin vullnetin e tyre për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Peticionit i janë bashkuar edhe regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela, e shumë të tjerë, të cilët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

Mes firmetareve te ketij peticioni, eshte edhe Suela Konjari, ish drejtoresha e Teatrit Metropolitan në kohën e PD dhe kandidate për këshillin kombëtar të PD.

“ I nderuar zoti President, të nderuar zotërinj,

 Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t'iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t'i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t'i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar.

Firmetaret

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Alfred Trebicka

Spiro Duni

Leka Bungo

Albert Minga

Arben Derhemi

Sotiraq Bratko

Kliti Roshi

Zamira Kita

Artan Imami

Genti Kame

Genti Deçka

Arjola Basha

Gent Hazizi

Gerti Ferraj

Hervin Culi

Suela Konjari

Laxarela Deti

Mateus Frroku

Paola Kodra

Blerta Belliu

Shkelqim Jaupi

Guri Kocco

Klaudia Hila

Nelson Mulla

Erion Isai

Violeta Trebicka

Gazmend Paja

Roland Saro

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Edmond Lako

Ilir Muhametaj

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Roerd Toçe

Ami Hansellia

Andon Koço

Jonida Beqo

Laid Ymeri

Danier Shkurti

Edvin Mustafa

Valdano Bajrami

Besart Cani

Armela Demaj

Engjell Hoxha

Ajliçe Petrela

Madi Selimi

Fatjon Sulstarova

Ermonela Alikaj

Serkida Rrapollari


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy