
Një ndër kontribuesit e parë në themelimin e PD-së, Arben Meçe, inxhinier, i ftuar në emsionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, tha se i sheh zhvillimet e fundit në PD si një teatër të madh, ku luajnë dy aktor, Basha dhe Berisha,
“Një teatër u madh me dy aktor po ndodh në PD, në fakt nuk dallohet se kush është akotri dhe kush regjisori, vecse regjisori është një nga aktorët. Është pjesë teatrale, ku në skenë janë dy aktor që janë në luftë më njëri tjetrin, dhe në sallë ka njerëz që po qajnë dhe e ndjejnë shumë lojën”.



