Alzheimer është një sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe karakterizohet nga një humbje progresive e kujtesës dhe funksioneve njohëse.
Por çfarë ndodh në trup dhe tru përpara se këto simptoma të bëhen të dukshme?
Sipas një studimi të fundit të botuar në The New England Journal of Medicine, shenjat e para të sëmundjes së Alzheimerit mund të shfaqen deri në 18 vjet përpara diagnozës.
Studimi tregoi se shenja më e hershme e Alzheimerit është një akumulim i proteinës beta-amiloide në lëngun cerebrospinal , i dukshëm tashmë 18 vjet përpara diagnozës.
Ky studim hap perspektiva të reja në trajtimin e Alzheimerit. Aftësia për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjes mund të mundësojë ndërhyrje terapeutike më efektive dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve.
Edhe pse shumë medikamente janë duke u studiuar, sot nuk ka ende një trajtim të sigurt dhe efektiv që mund të ndalojë ose të kthejë sëmundjen .



