
Tetë kamionë të tjerë të ngarkuar me ushqime, ilaçe dhe ujë do të hyjnë sot në Rripin e Gazës.
Kështu tha një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara.
"Kemi sjellë rreth 74 kamionë. Rreth tetë të tjerë do të hyjnë sot në Gaza", u tha gazetarëve në Gjenevë Lynn Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze.
Nga ana tjetër UNRWA, agjencia e OKB-së për palestinezët ka konfirmuar vdekjen e 57 anëtarëve të stafit të saj në Gaza.



