Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, qytetarja: “Na zhgënjeve. Të detyroi Lu”. Rama: Mua s’me detyron askush perveç...

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, qytetarja: “Na zhgënjeve. Të detyroi Lu”. Rama: Mua s’me detyron askush perveç...

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të tërheqi kandidatin e majtë në zgjedhjet e së dielës në Kavajë, kanë ardhur edhe reagimet e qytetarëve. 

Rama ka postuar një foto me një nënë duke e përqafuar, por si gjithmonë ai nëpër postimet e tij merr shumë komente dhe reagime të ndryshme.

Të shumtë janë qytetarët të cilët i shkruajnë lidhur me situatën politike. Por në një koment të radhës një qytetare shprehet e zhgënjyer nga vendimi i Ramës për tërheqjen e kandidatit të tij në Kavajë.

Komentuesja: N’a zhgënjeve edhe pse mund te jesh i detyruar nga Lu-ja! Edhe nese do te digjnin Bashkine, le t’a provonin, do te ishte nje prove me shume per te treguar cilet jane edhe ne BE.

Rama: Bruna nuk eshte loje luftash fati i Shqiperise dhe mua s’me detyron askush perveç interesit kombetar e qytetar te shqiptareve!

3454

Komentet e plota

Komentuesi: Po ben gafa politike duke i len terren nje partie me kulture dhune ne gjeneze.. Mos harro 21 janarin dhe masakren urbane qe na drejtoi per 8 vjet…. Nuk ka vend per negociata me njerez qe nuk negociuan kurre me ty…po shkrepen armet mbi elektoratin tend…. Ti je lideri jon … Merr qendrimin e nje Lideri te lutem ne emer te atyre qe te votuan.

Rama: Rei, qetesia dhe urtesia jane virtyt i te forteve, burracakeria dhe frika jane dobesia e atyre qe hiqen si te forte!

Komentuesi: Z.kryeminister me te vertet ai sali berisha paska qen i madh fare por qe te shtysh zgjedhjet se do saliu bravo te qoft o sali berisha qe po na mer prap ne qaf cte bejm kur lideri i shqiperis z .kry
Eee ka shum frik presionin e saliut dhe te nderkomtarve
Ti mor i dashur kry nje dit bere protest ne 21 janar dhe te erdhen nderkomtaret te kapen per veshi dil nga protesata te than kurse sali berisha spyet as per nderkomtaret as per qeveri dhe do vej aty ku thot ti
Dhe mos na kthe pergj me ironi prano realitetin
Kam qen me partin socialiste dhe jam prap
Por ti si lider me vjen keq
Qe paske aq shum frik
Se popullit ju sos durimi
Respekte

Rama: Rebel, ki besim, ne s’jemi çete jemi skuader per Champions

Komentuesi: Nëse ti fiton për herë të dyte, mandatin si kryeminister jam i bindur, që nuk do prokupohesh jo vetëm ndaj kësaj zonje të mashuar por për të gjith popullin shqipëtar, sepse politika është kurv që bëhet nga ju që e menaxhoni, është shumë e thjeshtë për t’a kuptuar mendoni thjeshtë për t’u pasuruar, jeni njeri që të han në besë.
Si ty është edhe Basha, të gjith politikanet. Zoti për popullin ndërsa ju për veten tuaj.

Rama: Bindja jote eshte e gabuar zoteri qe edhe emrin nuk e shkruan shqip dhe Zotin mos e zer me goje kur shan te tjeret se thone qe te degjon e te fut ne sekelldira pastaj

Komentuesi: Ishalla fiton juventusi Champions-in, lere kavajen e shqiperin se ske cu ben ti. Jemi te destinuar me be hapa mbrapa ne si komb cdo 20 vjet

Rama: Jo mor Gjovalin, s’ka asnje hap mbrapa mos ki merak dhe per Champions-in nuk flas jo, jam i sigurte per 18 qershorin se s’eshte top qe rrotullohet, ndersa futbolli top eshte.

Komentuesi: Terheqje me mend per Kavajen, mundesia e mbledhje se gjithe njerezve keqedashes, ne nje vend dhe ne nje kohe, ka qene evidente, nje mundesi te tille nuk do ta kene me 18 qershor, prandaj Kavaja le ti mbane dy pale zgjedhje me 18 qershor. Suksese Edi Rama!

Rama: Faleminderit per mirekuptimin Sabri!

ko

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy