Begaj pret në Presidencë ambasadorët dhe konsujt: Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën

Begaj pret në Presidencë ambasadorët dhe konsujt: Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën

Presidenti Bajram Begaj ka pritur pasditen e kësaj të marteje në Presidencë ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Begaj tha se Shqipëria nuk është ajo e 30-viteve më parë dhe se vendi ynë gëzon prestigj në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria nuk është më ajo e 30-viteve më parë. Shqipëria gëzon prestigj dhe vend të merituar në arenën ndërkombëtare.

Vendi ynë tregoi pjekuri gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit të Këshillit të Sigurimit OKB-së.

Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një talking point e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik.

Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy