
Kur kanë kaluar 24 orë nga zgjedhjet e fundit në Itali, rezultatet e para kanë dhënë edhe dorëheqjet e para. Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka zyrtarizuar dorëheqjen si lider i Partisë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e zhvilluara në Itali.
"Partia Demokratike duhet të nisë një faqe të re të saj prandaj është e domosdoshme thirrja e Asamblesë drejtuese e përgatitja e një Kongresi të ri. Kreu i ri i Partisë Demokratike do të dal nga zgjehdjet primare të Partisë", tha Renzi.
Pas zgjedhjeve të 4 marsit Partia Demorkatike ka pësuar një humbje të thellë duke marrë rreth 18 % të votave e sipas liderit të saj faji qëndron në sjelljen mjaft teknike të tyre përgjatë fushatës elektorale".
Simbol i humbjes tonë, tha Renzi është qyteti i Pesaros ku kandidati ynë më i mirë Minsitri i Brendshëm Marco Minniti i cili ka bërë një punë të shkëlqyer ka humbur.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve Matteo Renzi deklaroi se "kush ka fituar sot nuk ka % e duhur për të qeverisur. E gënjeshtra më e madhe ndër të shumta që janë thënë gjatë fushatës elektorale nga forcat politike është ajo se askush nuk do të bëjë aleancë për të qeverisur", deklaroi ish-kryetari i PD gjatë një konference për mediat pasditen e sotme.
Mbi mundësitë e një koalicioni të mundshëm qeverisës të Partisë Demokratike, Matteo Renzi deklaroi se do të mbaj premtimet morale e politike të bëra në fushatë elektorale e se nuk do të pranojë të qeverisë me ektremistët.
Renzi deklaroi se Partia Demokratike do jetë në opozitë e unë do të jem një senator i thjshtë i Parlamentit Italian, pasi vendi ynë në këtë legjsilaturë të re është opozita.



