Rrëzimi i ligjit për arsimin e lartë, Kita: Rezistenca nuk është ndalur, ka pasur ngrirje të situatës (VIDEO)

Rrëzimi i ligjit për arsimin e lartë, Kita: Rezistenca nuk është ndalur, ka pasur ngrirje të situatës (VIDEO)

Lëvizja për Universitetin kërkon rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, ndërkohë që aktivisti Emiljando Kita tha në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV se protestat nuk janë ndalur, por ka pasur një ngrirje të situatës.

Siç u shpreh Kita kërkesat e studentëve janë të mëdha dhe nuk plotësohen vetëm me rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

“Ne kemi që në 2014-ën që kërkojmë arsim publik falas dhe kjo nuk është për heqje tarifash, por edhe për konviktet, për mensat, për librat që të kenë mundësi ti blejmë, edhe për kartën e studentit që ka vite që propagandohet”, tha Kita.

Intervista:

Teksa kërkoni rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, i miratuar në vitin 2015, kundërpropozimi juaj, jo vetëm sot, por përgjatë gjithë këtyre viteve, është përqendruar vetëm te kërkesa për arsim publik falas dhe autonomi e universiteteve. Deri këtu shkojnë propozimet tuaj?

Kita: Kërkesat tona janë shumë të mëdha dhe nuk plotësohen vetëm me rrëzimin e një ligji klientelist që çon para tek privati. Ligjet që nxjerrin nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe ka një problem të madh sepse ne kemi që në 2014-ën që kërkojmë arsim publik falas dhe kjo nuk është për heqje tarifash, por edhe për konviktet, për mensat, për librat që të kenë mundësi ti blejmë, edhe për kartën e studentit që ka vite që propagandohet. Kartën e studentit thjeshtë e mbajmë në xhep sepse nuk ka ulje për libra, për mensë apo gjëra të tjera. Me kartat janë tallur sepse u ofruan ulje për bluzat e Noizyt, për ulje në argjendari. Ne na duhen ulje për librat, për ushqimin, etj.

Çfarë propozoni ju për kërkimin shkencor në universitete apo për punësimin e personelit akademik? Duhen reformuar këto procese dhe si?

Kita: Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe kërkojmë demokraci universitare dhe këtë mund ta kemi kur studentët dhe trupa pedagogjike do kenë votë të barabartë. Ne jemi një dhe në këtë mënyrë do ta bëjmë universitetin siç duam ne.

A do ketë sërish protesta?

Kita: Mendoj se protesta e 2018-ës nuk është ndalur, ka pasur një ngrirje të situatës sepse u premtua që do ketë përmirësim të situatës. Tarifa e masterit është 1500 euro, tarifa e konvikte po ashtu e lartë. Ne kemi kokën e Universitetit që nuk na shërben ne. Rezistenca nuk është ndalur. Nëse bëhemi bashkë mund të rithemelojmë jetën tonë.

Rruga që propozoni është bisedime me qeverinë? Zyrtarë të saj shprehen prej kohësh se nuk ka ligj të shkruar në gur, duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit edhe të ligjit për arsimin e lartë…

Kita: Ne nuk mund të dialogojmë me qeveri që nuk kanë prioritet çështjet e studentëve. Ne e kuptuam se çfarë ai bëri. Ne kërkojmë plotësimin e kërkesave tona dhe pasi të jenë plotësuar këto dhe të jetë rrëzuar ligji për arsimin e lartë atëherë mund të dialogojmë. Nëse kjo filozofi bie nuk kemi çfarë dialogojmë. Ne kemi pushtetin dhe mund të kundërshtojmë ligjet që na vijnë nga lart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy