U arrestua me urdhër të SPAK/ Ilir Meta lë Policinë e Tiranës, transferohet me furgon drejt paraburgimit

U arrestua me urdhër të SPAK/ Ilir Meta lë Policinë e Tiranës, transferohet me furgon drejt paraburgimit

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas është nisur për te Blloku i Sigurisë (qendra ku dërgohen fillimisht të arrestuarit).

Meta u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), ndërsa po kthehej nga Kosova. Meta u arrestua forcërisht nga oficerët e BKH-së në zonën e Mbikalimit të Kthesës së Kamzës. 

Ndaj kreut të PL rëndojnë tri akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurive.

Kujtojmë që Ilir Meta është marrë më herët në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me aferën CEZ-DIA.

Gjithashtu ndaj Metës dhe Kryemadhit ka një hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy