Gjykata e Lartë publikon emrat, 6 gjyqtarë kanë kandiduar për në KLGJ

Gjykata e Lartë publikon emrat, 6 gjyqtarë kanë kandiduar për në KLGJ

Gjykata e Lartë ka publikuar listën e gjyqtarëve, që kanë kandiduar për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas njoftimit bëhet me dije se kanë kandiduar për në KLGJ gjashtë gjyqtarë, ndërsa brenda shtatë ditëve do të kryhen verifikimet e tyre dhe do të shpallen kandidaturat.

Dje ka qenë afati i fundit për të aplikuar, për garën e cila u hap në 22 korrik 2021, me qëllim përtëritjen e KLGJ që do të ndodhë në muajin dhjetor.

2 kandidatura vijnë nga Gjykata e Lartë të tjerët nga Gjyktatat e Apelit dhe të Rretheve. 

Njoftimi i plotë

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët:

-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë

-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë

-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë

-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryej verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy