Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunimin për shëndetin e pushuesve nëpër qendra turistike

Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunimin për shëndetin e pushuesve nëpër qendra turistike

Inspektoriatet shtetërore të shëndetit të Shqipërisë dhe Kosovës ka nisur kontrollin nëpër qendrat shëndetësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime në zona turistike në Shqipëri. Aktiviteti bashkëpunues vjen për herë të parë dhe synon, sipas dy inspektoriateve, për të siguruar shëndetin e qytetarëve të dy shteteve, gjatë sezonit turistik.

Kryeinspektori i Kosovës, Shaban Osmanaj thotë për Zërin e Amerikës se veprimi I përbashkët midis dy inspektoriateve shëndetësore shënon ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të nisur pas marrëveshjes së përbashkët, nënshkruar pesë vite më parë. Osmanaj thotë se inspektorët po kryejnë veprime konkrete në zonat turistike për të parë kushtet shëndetësore.

Ndërsa Kryeinspektore e Shërbimit Shtetëror shëndetësor në Shqipëri Vjollca Braho thotë se të dy inspektoriatet kanë bartur një barrë të madhe të përgjegjësive në menaxhimin e situatës me COVID-19. Sipas saj ato kanë mundësi të ndihmojnë njëra tjetrën me përvojën e krijuar.

Zonja Braho thotë se qendra shëndetësore të reja janë hapur këtë vit në zonat turistike për të qenë në gadishmëri të ndihmës mjekësore.

“Për sezonin turistik nga Ministria e Shëndetësisë janë hapur këtë vit 29 qendra të reja shëndetësore gjatë gjithë vijës bregdetare për të qenë sa më afër pushuesve. Përvec qendrave egzistuese ky shtim është për të pasur një sezon sa më të shëndetshëm dhe të sigurtë për gjithë pushuesit që do vijnë në Shqipëri.”

Gjatë situatës së pandemisë dhe gjysmës së parë të këtij viti turistët nga Kosova zunë pjesën kryesore të pushuesvve, nga jashtë vendit, në Shqipëri.

Pesë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri vlerësohet nga të dhënat zyrtare se kanë hyrë mbi gjysëm milionë turistë nga Kosova, për të pushuar në zonat turistike shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy