Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve s'ka të bëjë me referendumin. Ja dy opsionet

Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve s'ka të bëjë me referendumin. Ja dy opsionet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, theksoi se mbajtja e zgjedhjeve në komunat në Veri të Kosovës nuk ka të bëjë me referendumin. Osmani vuri në dukje se Serbia duhet ta dëshmojë që nuk do të ndërhyjë ilegalisht në zgjedhjet për katër komunat në Veri. “Vullneti nga ana jonë për organizimin e zgjedhjeve të reja ekziston, tani duhet edhe serbët në këto komuna të tregojnë vullnetin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe mbi të gjitha Serbia duhet ta dëshmojë, gjë që nuk e ka dëshmuar akoma që nuk do të ndërhyjë ilegalisht, siç ka bërë në të kaluarën, në zgjedhje që mbahen në komunat e Republikës së Kosovës. Dhe i bëjmë natyrisht thirrje partnerëve tanë ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla të paligjshme që shpesh herë kanë përfunduar me dhunë e frikësim ndaj qytetarëve serb në veri, që të mos i lejojnë ato që të bëhen nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani gjatë një konference të mbajtur në Komunën e Istogut, e të transmetuar në faqen zyrtare të Presidencës në Facebook. Kryetarja e shtetit shtoi se ka dy mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, e para nëse kryetarët japin dorëheqje dhe tjetra nëse qytetarët në këto komuna kërkojnë largimin e kryetarëve përmes peticionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy