
Për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kampin opozitar, politikat e PD, projektin 'Ballkan i hapur' dhe impaktin në ekonomi, në një lidhje Skype, në studion e lajme të MCN TV ishte z. Mateo Spaho, Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, ekspert ekonomie.
Gjatë fjalës së tij në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane që deklaroi se Berisha nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit të ri, Spaho tha se për këtë vendos vetë ish-kryeministri pasi sipas tij tashmë zgjedhjet kanë mbaruar dhe listat janë përfunduar.
Ndërsa lidhur me projektin e “Ballkanit i Hapur”, Spaho deklaroi se ajo që përfiton më shumë është Serbia, ndërsa Shqipërisë i mbetet të konkurrojë vetëm me turizmin.
Sa i përket humbjeve në Arbitrazh konkretisht për çështjen Becheti, Spaho tha se koston për këtë në të gjitha format e paguajnë xhepat e shqiptarëve.
Intervista e plotë
1.Z. Spaho fillimisht dua t'ju pyes çfarë zhvillimesh pritet të kemi para se të nisë puna e Parlamentit të ri në 12 shtator. Ambasadorja Kim ka kërkuar që Ish- kryeministri Berisha të mos jetë pjesë e këtij parlamenti
Në fakt zgjedhjet janë bërë, listat për deputet kanë kaluar, tani mbetet në dorën e Berishës për të vendosur, por demokratët i kanë dhënë votën e tij Berishës dhe nuk duhet të harrojmë se ai tashmë e ka marrë mandatit. Për shpalljen e tij ‘non grata’ ata duhet t të shprehin arsyet. Edhe vetë Berisha ka kërkuar që ata të sqarojnë pozicionin e tyre, ose ka arsye reale, ose ka arsye që nuk qëndrojnë.
2.Në fakt vetë z. Berisha ka ftuar Blinken të ndikojë te Rama që të votohet në Kuvend ligji i Vettingut të politikanëve.
Po natyrisht sepse në sistemin tonë kemi bërë veting për gjykatësit, është folur për veting në polici dhe jo për atë që lidhet me politikën. Dhe si pasojë mund të themi se politika ka qenë një përgjegjëse e madhe e një pjese të korrupsionit në vendin tonë. Prandaj duhet hetuar pavarësisht se kush e kërkon. Natyrisht në këtë sens të shohim dhe përgjegjësinë që politikanët kanë pasur kështu që është e domosdoshme dhe parlamenti shqiptar të marri masa për hetimin e politikanëve. Mundet të ketë ekspertë të ndryshëm dhe të shohim rezultat dhe pasuritë e politikanëve për të parë pozitën e tyre pasi ata në të shumtën e rasteve kanë qenë gjykatës nga mikrofoni.
3. Zgjedhja e Lulzim Bashës për të tretën herë kryetar i PD pas 3 humbjesh?
Duhet parë se cilat janë alternativat në raport me Bashën dhe duhen parë votat që kanë marrë kandidatët e ndryshëm. Basha i ka humbur këto zgjedhje dhe sa do të ishin afatet kohore. Gjithsesi sot brenda Partisë Demokratike nuk ka një kandidat më të përgatitur se Basha. Gara ka qenë pa doreza dhe rezultatet kanë treguar se 4 demokrat në 5 e mbështesin Bashën. Mund të ishte punuar më mirë për zgjedhjet, gjithsesi pavarësisht përmirësimit demokratët nuk janë të kënaqur duke qenë në opozitë sepse ata kanë lindur për të qeverisur.
4.Përtej aspektit politik, çfarë kërkon të ndryshojë PD në strukturën e tregut dhe entet rregullatorë? Gjatë fushatës PD linçoi disa politika.
Po natyrisht ne në fakt kemi denoncuar një strukturë që ka pasur lidhje të vazhdueshme të dyshimta me oferta që mbanin era korrupsion. Të gjitha këto konkluzione të paqarta rrezikojnë të krijojnë një borxh publik të lartë që do duhet ta paguajmë ne dhe fëmijët tanë. Natyrisht duhet një çmontim i disa monopoleve dhe oligopoleve një zvogëlim i taksave që ekonomia shqiptare të marri frymë duke rritur edhe fuqinë blerëse në Shqipëri.
5. Z. Spaho të flasim pak edhe për projektin 'Ballkan i hapur’ që deri më 29 korrik mbante emrin 'Minishengeni Ballkanik'. Çfarë impakti do të ketë në ekonomi?
Për të qenë i qartë Serbia ka një strukturë ekonomike ku shumica e të punësuarve punojnë në industri Shqipëria ka shumë më pak, Serbia ka 8 fish më shumë krahasuar me ne. Kjo do të hapte mundësitë për Serbinë që të pushtonte dhe kjo nga pikëpamja ekonomike është rrënuese. Për shqiptarët kjo ka shumë rëndësi ndërkohë duke futur Serbinë në lojë prodhuesi shqiptar nuk do e kishin më këtë formë konkurence do të ishim gjithnjë e më shumë të varur dhe do ishin serbët që do fitonin më shumë në këtë sens. Po kështu dhe për produktet bujqësore. Dhe në rastin më të mirë Shqipërisë do i ngelin ato produkte si vaj i ullirit dhe turizmi.
6. Z. Spaho dua një komentin tuaj edhe për humbjet në Arbitrazh, ku detyrimet në total kapin vlerën e 447 mln eurove. Çfarë duhet të ndryshojë në kuadrin ligjor?
Koston do e paguajnë shqiptarët. Veprimtaria nuk ka qenë në sensin e mbrojtjes por në interes të caktuar. Interesi fillestar nuk është ai i mbrojtjes së interesit publik dhe në fund të fundit qeveria nuk do e ketë aq të vështirë pagesën e arbitrazhit sepse mund të rrisë taksën e naftës etj etj dhe në fund të fundit do jenë shqiptarët ata që do paguajnë. Natyrisht kjo gjë fatkeqësisht nuk vihet re aq sa duhet sepse këto janë para që merren nga xhepat e shqiptarëve dhe shkojnë jashtë shtetit dhe qeveria nuk jep asnjë shpjegim për këto humbje të mëdha.



