Skandali tek Onkologjiku/ Soko: Thelbi i problemit, keqtrajtimi financiar që i bëhet sektorit të shëndetësisë. Mund ta zgjidhë vetëm politika (VIDEO)

Skandali tek Onkologjiku/ Soko: Thelbi i problemit, keqtrajtimi financiar që i bëhet sektorit të shëndetësisë. Mund ta zgjidhë vetëm politika (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se sektori i shëndetësisë po keqtrajtohet financiarisht dhe se është ky thelbi nga ku nisin abuzimet.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Sokos, zgjidhja e gjithë këtij problemi fillon tek pagesa, pasi mjeku duhet të jetë profesionisti më i paguar së bashku me gjyqtarin dhe mësuesin.

Thelbi i problemit është keqtrajtimi financiar që i bëjmë sektorit të shëndetësisë. Një mjek nuk fillon duke ndërtuar skema komplekse, por fillon duke u korruptuar me pak lekë. Diku merr një ryshfet të vogël 2 mijë lekë, dhe pastaj e quan si detyrim. Pastaj bëhet 5, pastaj 10. Pastaj bëhet me euro. Nëse duam ta ndalojmë, nuk është duke anatemuar 5 mjekët, pasi jo të gjithë janë të tillë, bëhet duke ndaluar pikëburimin, duke frenuar mjekun të mos e shtrijë dorën për 20 eurot e para, se këto shtrojnë rrugën që të bëhet 100, 200 e më tej.

Çfarë duhet ta bëjmë ne? Këtë e zgjidh vetëm politika, vetëm qeveria. Zgjidhja është kaq e thjeshtë sa e ndërlikuar. Si mendon qeveria se jetojnë ata njerëz? Ku i gjen lekët ai, pasi ti nuk i jep asnjë lek. Në cilën shekull jetojmë që mjeku paguhet më pak se drejtori i një drejtorie në ministri. 5 herë më pak se deputeti, ndërkohë që në hierarkinë e vlerës është e kundërta.

Zgjidhja fillon tek pagesa. Mjeku duhet të jetë profesioni më i paguar, baraz me gjyqtarin, baraz me mësuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy