Inteligjenca artificiale në e-Albania, Rama: Brenda vitit chat GPT, operatorë virtualë për aplikuesit

Inteligjenca artificiale në e-Albania, Rama: Brenda vitit chat GPT, operatorë virtualë për aplikuesit

Kryeministri Edi Rama foli sot për implementimin e inteligjencës artificiale në e-Albania. Rama tha se një operator virtual me modulin e chat GPT do të jetë në dispozicion të atyre që aplikojnë.

Ai tha se në vjeshtë do të kemi rezultatin e parë, ku do të futet sistemi i komunikimit të drejtpërdrejtë virtual në e-albania. Po ashtu Rama shtoi se edhe me prokurimet po avancohet, por kjo do  të marrë deri në një vit kohë.

Në shërbim risitë e inteligjencës artificiale dhe në fillim të vjeshtës rezultatet e para të risisë me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual e-albania, ku nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat e aplikimit pasi operatori virtual me modulin e chat GPT do të jetë në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuesit brenda një viti i gjithë shërbimi i e-albania të jetë i bazuar në inteligjencën artificiale dhe operatori të jetë virtual vizualisht prezent. Po kështu kemi mbaruar fazën e konsultimit publik për prokurimet dhe do kemi një ndryshim rrënjësor që do të hyjë në një fazë tjetër në bashkëpunim me UNOPS-in.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy