
Në ditën e sotme në MCN live u përcoll historia e trishtë e një familjeje nga Durrësi e cila jeton prej 2 vitesh në kontejner pasi banesa u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shpresa Guçe, kryefamiljarja që jeton me vajzën e divorcuar dhe dy mbesat e vogla apelon për një shtëpi që të jetojë si gjithë të tjerët dhe bën apel për ndihmë pasi ajo është e sëmurë dhe e ka të vështirë të mbajë familjen e saj.
Që kur ra tërmeti kam fjetur jashtë. Komuna na solli çadër. Po vuaj shumë. Jam në gjendje shumë të keqe. S’kemi marre përgjigje nga autoritetet. Jetoj me mbesën dhe vajzën që është e divorcuar.Për sa i përket banesës ende nuk ka një vendim. DS5 na thanë, po presim inxhinierin. Na thanë do vij, po s’kemi marrë përgjigje. Jam me 3 diagnoza shumë e sëmurë. Me ndihmë ekonomike, i lutem shtetit të vërë dorën në zemër.Banesa është vlerësuar fillimisht DS2 po më vonë gojarisht kanë thënë DS 5 po nuk ka ardhur njeri për ta vlerësuar. Nuk na e kanë sjellë vendimin Sako dhe inxhinierët, po na mbajnë me gënjeshtra. Të na thonë se çfarë do ndodhë me ne, ose më mirë të vdesim.
Amanda e vogël, mbesa e zonjës Shpresa tha se gjithçka që ajo donte ishte një shtëpi dhe një tavolinë ku të mund të vizatonte.
Dua një shtëpi dhe një tavolinë që të vizatojë e të shkojë në shkollë.
Zonja Shpresa e cila jeton në rrugën “Pavarësia” në Durrës thotë se çojnë vajzën në kopsht dhe pse e kanë larg.
E kemi larg kopshtin, e kemi çuar.
Gazetarja Ervina Garo sqaron për teleshikuesit se në 2022 kryebashkiakja Sako i ka kërkuar zonjës të aplikojë për një bonus. Por, problem qëndron edhe tek fakti që banesa ku jetonte zonja nuk ishte në pronësi të saj. Ndërkohë Bashkia ka bërë me dije se zonja do të jetë përfituese, por nuk ka marrë përgjigje.
E kam marrë më pas bonusin, në fillim e refuzova pastaj aplikova sërish. Banesa nuk është në pronësi të zonjës. Fëmijës i kam marrë ilaçe temperature. 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike në muaj, aq të japin, në fillim merrja 18. Mendoni për këtë familje të varfër. Jam e sëmurë. Këkresa ime është vetëm banesa, të jetoj dhe unë si fqinjët e mi. Unë vetëm qaj.



