Ministri grek i mbrojtjes në kufi me Shqipërinë:Çamët bashkëpunuan me nazistët (VIDEO)

Ministri grek i mbrojtjes në kufi me Shqipërinë:Çamët bashkëpunuan me nazistët (VIDEO)

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ngriti flamurin grek në kufi me Shqipërinë, ndërsa natën e kishte kaluar aty, me ushtarët e tij dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Ai qëndroi një natë me oficerët, rreshterët, rekrutët dhe milicinë për të dërguar një sinjal të pranisë së Forcave të Armatosura, siç kishte premtuar vitin e kaluar. Aty ministry foli për Turqinë, e cila sipas tij po përpiqet të minojë klimën e mardhënieve mes 2 shteteve. Sipas tij, humbjet e vazhdueshme të forcave të armatosura turke, dobësimi i tyre i plotë, pas grushtit të shtetit dhe humbjet e vazhdueshme në Siri, kanë çuar në deklaratat e pamenduara të Erdogan, i cili u detyrua t’i kërkonte falje Putinit. Por më pas minsitri grek shtoi se “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Turqinë, por edhe me Shqipërinë. Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë  sfida të tilla”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy