"Pakoja e Madhe", pensionistët: Nuk ka para, po presim sa të vijnë! Bonusi është i pamjaftueshëm (VIDEO)

"Pakoja e Madhe", pensionistët: Nuk ka para, po presim sa të vijnë! Bonusi është i pamjaftueshëm (VIDEO)

Pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike në Elbasan shprehen se shuma prej 8 mijë lekësh e akorduar nga qeveria në kuadër të "Pakos së Madhe" është e pamjaftueshme dhe se me këtë bonus nuk mund të paguajnë asgjë.

Disa prej pensionistëve shprehen se paratë në Postë kanë mbaruar dhe ato po presin.

Kërkesa e tyre është që qeveria të rrisë pensionet pasi e kanë të vështirë të përballojnë rritjen e çmimeve.

Është e para herë që vij këtu, jepet bonusi, për momentin nuk e kam marrë. 

Unë s’kam marrë akoma se nuk ka lekë.

Nuk e kam marrë bonusin, nuk e kam marrë pensionin. Asgje nuk bën me këto lekë.

Nuk e kam marrë akoma bonusin.

Nuk i kam marrë akoma. Sot e kam datën, prandaj erdha. Tek ne pensionet nuk janë të stabilizuara. Nuk mjaftojnë. Me çmimet, me energjinë, ujin, nuk del gjëkundi. Është shumë e vështirë për pensionistët.

Po presim që në 09:00, s’ka para, do vijnë po presim.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Durrës. Shumë pensionistë janë detyruar të presin në radhë pasi dhe fondi ka mbaruar dhe ata janë rikthyer sërish për të kryer punë. Po ashtu gazetarja e MCN në këtë qytet shprehet se radhët janë krijuar pasi është krijuar një konfuzitet ndërmjet pensionistëve.

Sipas mundësive mirë, aq ka mundësi shteti aq na jep. Nuk mund ta përballojmë.

Ngelëm me 160 mijë lekë pension. Paguajmë ilaçet jemi sëmurë.

8 mijë lekë është i pamjaftueshëm, marr 12 500 lekë pension. Është fushatë. Kjo është Shqipëria, mjerë ai që rri në Shqipëri me Berishën, Metën dhe Ramën.

Jam invalid, paratë nuk dalin. Paguaj ilaçet, gjërat janë shumë të shtrenjta. 5 mijë lekë litri vajit.

Si në qytetet e tjera dhe pensionistët në qytetin e Gjrokastrës shprehen se pensionet nuk mjaftojnë dhe se pjesa më e madhe e parave shkon për ilaçe.

Nuk i kam marrë akoma. Pjesa më e madhe shkon për ilaçe.

Është një farë stimuli por nuk jemi të kënaqur, por ne duam të na rriten pensioni. 150 mijë lekë pensioni nuk është i pamjaftueshëm. Pensioni është i ulët.

Dhe në Lezhë, pensionistët janë detyruar të presin në radhë për të marrë bonusi prej 8 mijë lekësh.

Kam 3 orë, po pres akoma, ka radhë. Mirë bëjnë që na japin një ndihmë të vogël.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy