
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.
Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Këto reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes vonë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 / 14 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C



