Zgjedhjet në veri/ Ibishi: Serbët të paktë në numër, Lista Srbska i kërcënon që të mos votojnë (VIDEO)

Zgjedhjet në veri/ Ibishi: Serbët të paktë në numër, Lista Srbska i kërcënon që të mos votojnë (VIDEO)

Po zhvillohen sot në Kosovë, zgjedhjet për pushtetin vendor në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Teksa në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb, numri i vogël i votuesve serb ka karakterizuar këtë proces.

Nuredin Ibishi, ekspert sigurie, në një komunikim për MCN lajme, thotë se kjo ndodh ngaqë serbët janë të shtyrë nga Lista Serbe përmes qeverisë së Beogradit, ti bojkotojnë ato.

Realisht është një numër minor i daljes në votime për arsye se serbët të shtyrë nga qeveria e Serbisë përmes forcave ekstreme dhe Listes Srbsa po bëjnë kërcënim ndaj votuesve që të mos votojnë dhe kësaj ja dolën.  Pra, është një dalje shumë të vogël të komunitetit serb, dhe kjo e bën jo fort të mirë situatën, ndërsa siguria dhe rendi është e mirë, stabile.

Përsa më tej, Ibishi, thotë se përgjegjësit kryesor në këto kërcënime janë drejtpërdrejtë presidenti serb Vuçiç dhe ekstremisti serb Radojçiç, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare dhe non-grata nga DASH.

Presidenti serb Vucic organizoi sot në Batajnicë, aty ku janë bërë krime makabre dhe janë fshehur trupa shqiptare, aty ftoi edhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor  Orban, dhe presidentin ekstrem Dodiç, një demonstrim të teknologjisë më të re ushtarake, mjete ushtarake si një lloj kërcënimi dhe dërgoi mesazhe kërcënuese ndaj Kosovës, që kanë mjete të ndërhyjnë nëse rrezikohet komuniteti serb në Kosovë.

Mirëpo komuniteti serb këtu asnjëherë nuk ka qenë i rrezikuar përkundrazi ka pasur benifite në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ata i gëzojë të drejta sa edhe shqiptarët.

Kjo ka bërë që edhe Lista Spska të adresoj kërcënime në drejtim të asaj që të mos dalin komuniteti serb në votime edhe normalisht edhe në ekstremisti serb Milan Radojçiç, i cili është i kërkuar nga drejtësia kosovare dhe i shpallur non-grata nga DASH dhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe e gjithë jo bën që kjo situatë të ketë kërcënime nga jashtë por jo nga brenda të shkoj në një vazhde duke i quajtur si minore, dhe vet Vucic ironizon duke i quajtur që nuk do të dalin as 100 veta.

Ka dalje në numër të vogël, por është tejkaluar ky numër sa do të jetë saktësisht do shohim deri në fund të ditës.

Ndërkohë që komunitetet tjera kanë dalur me shumicë, mirëpo komuniteti serb është në numër më të vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy