Kolegji elektoral konfirmon fitoren e Joe Biden (VIDEO) 

Kolegji elektoral konfirmon fitoren e Joe Biden (VIDEO) 

Anëtarët e kolegjit elektoral të SHBA-ve kanë konfirmuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga kandidati Joe Biden, një nga hapat e fundit para se ai të marrë zyrtarisht detyrën.

Joe Biden ka fituar 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, kundrejt 232 të republikanit Trump.

Pas konfirmimit të sotëm të fletëve të votimit, ato do të dërgohen në Uashington dhe do të numërohen në 6 janar në Kongres.

Në total, Biden mundi Trump me shtatë milion vota. Pas 6 janarit, hapi tjetër është inaugurimi në 20 janar, pasi Biden do të marrë detyrën në atë datë.

Sipas sistemit amerikan të zgjedhjeve, votuesit në fakt i hedhin votat e tyre për "zgjedhësit e mëdhenj", të cilët nga ana tjetër, zyrtarisht votojnë për kandidatët disa javë pas zgjedhjeve.

Pavarësisht këtij procesi, Presidenti Trump nuk pritet të pranojë rezultatin.

Zakonisht zgjedhësit e mëdhenj nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të z. Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet - që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin - vota nga shteti në shtet u vu në qendër të vëmendjes.

Arizona konfirmoi se 11 vota për Biden, Pennsylvania dha 20, Nevada 6, Vermonti 3, ndërsa Tenesi i dha Trump-it 11. Zgjedhësit nga shteti federal i Uashingtonit i dhanë 12 votat e tyre për Biden.

Zgjedhësit nga Rhode Island dhe Virginia i dhanë votat Trump.

Zgjedhësit nga New Jersey i dhanë 14 votat e tyre për Biden. Wisconsin votoi për Trump dhe Kentucky, Ohio dhe Carolina e Veriut gjithashtu votuan për Trump.

Zgjedhësit nga Teksasi i dhanë 51 vota Trump-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy