Beçi: Hyrja në një kurs për gjyqtarë dhe prokurorë e anëtarëve të vetingut, tregon se kanë qenë të paaftë (VIDEO)

Beçi: Hyrja në një kurs për gjyqtarë dhe prokurorë e anëtarëve të vetingut, tregon se kanë qenë të paaftë (VIDEO)

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, thirrjen e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, për ndryshime kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë, e cilësoi si vazhdimin e kursit të “Plepave” për të plotësuar vendet vakante me gjyqtarë dhe prokurë.

E para, ndryshimet kushtetuese në Republikën e Shqipërisë është bërë si brumi i byrekut të plakave shto ujë e shto miell, nëse bëhen kështu krijojnë destabilitet të theksuar.

Të ndryshosh Kushtetutën çdo 6 muaj tregon paaftësi.

Duke folur për MCN Live, deklaroi se ndryshimet kushtetuese kanë një standard që minimalisht çdo 6 muaj nuk duhet të ndryshohen dhe s ndryshimet kushtetuese në rast se realizohet numri i deputetëve dhe kriteret formale, mund të realizohet.

Sipas Beçit, ka autogol nga ata që iniciojnë dhe kërkojnë ndryshimet kushtetuese nëse ka qenë procesi i vetingut i kryer nga persona të aftë për të verifikuar figurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të lartë.

Hyrja në një kurs për të qenë gjyqtarë dhe prokurorë, tregon se këta zotërinj nuk kanë qenë të afte as për gjyqtarë, si mund të bëjë veting.

Të marrësh një anëtar të KPK dhe ti thuash do të fus në kurs... Duhet të mbarosh Magjistraturën.

Të fusësh të tërë personat që kanë kryer vetingun, në kurs apo kualifikim për të marrë aftësitë e tyre për të gjyqtarë, këta persona derisa nuk plotësojnë kriteret për të qenë gjyqtarë, si mund të verifikojnë dhe gjykojnë gjyqtarët.

Këta qenkan persona të papërshtatshëm për të qenë gjyqtarë, mendoi të kontrollojnë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Kemi konflikt të hapur interesi, duket se këta persona duhet ta zbrazin sa më shumë sistemin e drejtësisë për të krijuar vend për vete.

Pika e tretë dhe më kryesore, mos vallë reforma në drejtësi u bë e paplanifikuar dhe pamenduar, për të krijuar një vakum, për të krijuar zgjidhje emergjente që janë gjithmonë në favor të mazhorancës.

E zbraz sistemin dhe duhet ta mbushim urgjent. Mund të bien dakord dhe ndërkombëtarët që shpesh kujton sistemin e Plepave kur u larguan hetuesit e diktaturës, u krijua vakancë shumë e madhe dhe u krijuan plepat 3 mujor, për të kaluar në 6 mujor.

Plepat nuk sjellin asgjë më shumë se ca gjethe dhe një push. Mos të gabojmë me bërjen e plepave 2, 3, e 4 se do kërkojnë të ndryshojnë prapë Kushtetutën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy