Rama nis punën për zgjedhjet e 2027/ Kume: Në PS nuk ka pushim, janë gjithmonë një hap përpara (VIDEO)

Rama nis punën për zgjedhjet e 2027/ Kume: Në PS nuk ka pushim, janë gjithmonë një hap përpara (VIDEO)

Asambleja e së shtunës e Partisë Socialiste ka prodhuar ndryshime të rëndësishme në drejtimin e strukturave, por theksi kryesor ishte nisja e hershme e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. 

 

I ftuar në studion e ‘MCN Informacion’, gazetari Mariglen Kume u shpreh se kjo strategji nuk është e re për socialistët, të cilët tradicionalisht nuk i lënë përgatitjet elektorale për momentin e fundit.

 

PS e ka treguar edhe më herët se nuk i lë përgatitjet elektorale për në moment të fundit. Sapo mbarojnë një palë zgjedhje, nisin përgatitjet për të tjerat. Nuk ka ndonjë surprizë në këtë qasje.

 

Sipas tij, Partia Socialiste synon të minimizojë çdo element të rastësisë përmes organizimit të hershëm dhe të mirëkalkuluar.

 

PS nuk i lë hapësirë rastësisë, duke qenë e përgatitur në aspektin elektoral dhe politik. Jemi rreth një vit larg nga zgjedhjet e radhës dhe është normale që përgatitjet të kenë nisur. Një parti serioze funksionon pikërisht kështu.

 

Kume theksoi gjithashtu objektivin ambicioz të socialistëve për të fituar 60 bashki në rang vendi.

 

Nëse synimi është fitimi i 60 bashkive, atëherë është e logjikshme që puna të nisë që tani.

 

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar Bashkisë së Tiranës, e konsideruar si bastion kyç për Partinë Socialiste. Sipas Kumes, zhvillimet e fundit e kanë bërë kryeqytetin një test të rëndësishëm politik për kryeministrin Rama.

 

Pas arrestimit të Veliajt, testi i parë për Ramën ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 për Tiranën. Rezultati tregoi një mandat më shumë krahasuar me Veliajn në atë kohë.

 

Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e mëvonshme dhe zgjedhjet e pjesshme kanë treguar luhatje në mbështetje.

 

Me kandidaturën e Manastirliut, nga informacionet rezulton se PS nuk ishte aty ku synonte. Nuk po arrihej progresi i pritshëm dhe rrezikohej deri diku kontrolli i bashkisë së kryeqytetit.

 

Ai e cilësoi Tiranën si një pikë strategjike vendimtare për pushtetin e socialistëve.

 

Të rrezikosh Bashkinë e Tiranës është si të rrezikosh gjysmën e pushtetit. Prandaj Rama ka vendosur të angazhojë pothuajse të gjithë grupin parlamentar në degët e kryeqytetit.

 

Sipas gazetarit, aktualisht kandidatja potenciale për Tiranën vijon të mbetet Ogerta Manastirliu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy