
Një vrasje me armë zjarri ndodhi pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi te Kodra e Diellit. Viktima dyshohet se është Briken Sanaj, 39 vjeç.
Policia ka shpërndarë një njoftim paraprak përmes të cilit jep të dhënat e viktimës ndërkohë që qarkullon informacioni për gjetjen e një makine të djegur në Qafë Kashar, e cila dyshohet se është e autorëve.



