Bedinaj: Aeroporti i Vlorës do të jetë çelës për zhvillimin e sektorit të turizmit

Bedinaj: Aeroporti i Vlorës do të jetë çelës për zhvillimin e sektorit të turizmit

Për ekspertin e turizmit, Vasil Bedinaj, aeroporti i Vlorës është një çelës për zhvillimin e sektorit të Jugut. Në studion e MCN Economy, Bedinaj tha se aeroporti i ri do të lehtësojë mbërritjen e turistëve të huaj në pikat turistike të Jugut. Ndërsa në lidhje me kundërshtimin e ambientalistëve për këtë projekt, Bedinaj tha se ai nuk ka lidhje me kauzën e tyre.

Kjo nuk është e barazuar me interesin që ka qarku i Vlorës. Këtë radhë, interesi është shumë herë më i madh. Jemi konsultuar dhe kemi pasur takime për të kërkuar informacion. Na rezulton se aeroporti i Vlorës është patenta që i duhet këtij qyteti për të pasur turizëm. Nuk mund të pajtohem me asnjë përfundim që ata kanë nxjerrë. Vlora është qytet turistik. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nuk u shkon për shtat fqinjëve.

Nuk ka asnjë lidhje me kauzën që kanë ambientalistët këtu në Vlorë. Shumë nga ne e vënë në dyshim qëllimin e tyre. Ne nuk kemi bërë deri tani asgjë për ta ruajtur atë zonë.

Për fatin tonë të mirë, bërja e aeroportit do të sjellë një numër shumë të lartë turistësh. Aeroporti me 45 minuta kap Himarën, Dhërmiun, Palasën etj. Aeroporti shihet si zgjidhje përfundimtare për jugun.  

Aeroporti do të jetë çelës për zhvillimin e sektorit të turizmit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy