
<p>Rastin e dorëheqjes së deputetit Jurgis Çyrbja, gazetari Andi Bushati e sheh si të ngjashëm me shumë dorëheqje të emrave të tjerë nga radhët e PS që kanë pasur probleme me drejtësinë. Bushati tha se rasti i tij flet për një rakordim mes pushtetit aktual dhe institucionit më të madh të akuzës në vend. </p> <blockquote> <p><em>Nëse ndodh që e marrin person nën hetim dhe mund t’ia përshkallëzojnë. Kemi një skenë të përsëritur. Japin dorëheqjen pastaj i ndjek SPAK-u. Kjo na provon se SPAK-u është një sekretari e PS. Kjo është gjëja më e llahtarshme. </em></p> <p><em>Nëse e sheh që PS është një organizatë që sa më shumë kohë kalon aq më shumë kriminalizohet. Kjo nuk më shqetëson. Më shqetëson që SPAK-u funksionon si seksion i PS. Pra ka rakordim Rilindje-SPAK. </em></p> <p> </p> </blockquote>



