Ish-kryetari i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, është liruar nga burgu dhe do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak të frikës së Covid-19.
Ai ka kryer mbi një vit dënim ndër shtatë e gjysmë vite që duhet të kryejë në burg.
Manafort, 71 vjeç, u dënua për shkak të akuzave për komplot dhe mashtrim pas një hetimi të departamentit të drejtësisë për ndërhyrje në zgjedhjet ruse.
Ka mbi 2800 raste të konfirmuara Covid-19 në mesin e të burgosurve federalë amerikanë dhe 50 të vdekur.
Muajin e kaluar, avokatët e Manafort kërkuan dërgimin e tij në shtëpi në Virxhinian Veriore, duke argumentuar se "mosha e tij dhe kushtet shëndetësore para-ekzistuese" bëjnë që ai të jetë në rrezik të lartë infektimi në burg.



