Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
“I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm”, shkruan themeluesi i Metës në profilin e tij në Facebook, duke postuar foton me bashkëshorten, teksa i ka vendosur një dorë në bark.
Postimi mori mijëra komente. Çifti janë të martuar prej 10 vitesh. Vajza e tyre e parë quhet Maxima, Max dhe është 7 vjeç. Vajza e dytë e çiftit është August, 5 vjeç.
Sipërmarrësi e ktheu biznesin e kompanisë në metaverse, aq sa e ndryshoi emrin në Meta një vit më parë.
Sipas Wall Street Journal, Meta synon të ulë kostot me të paktën 10% në muajt e ardhshëm në përgjigje të rritjes së konkurrencës intensive.




