Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar lagjen 'Salo Halili', në Shkodër.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Jaser Osmani
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



