Superkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të luhet në muajin dhjetor

Superkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të luhet në muajin dhjetor

Këtë të mërkurë, do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ku do të përcaktohen datat për fillimin e kampionatit.

Siç u raportua më herët, Abissnet Superiore pritet të nisë më 20 gusht, ndërsa Kategoria e Parë një javë më vonë, pra më 27 gusht.

Gjithashtu MCN mëson se risia këtë vit, do të jetë në Superkupën e Shqipërisë, e cila mbahej pak ditë para fillimit të kampionatit.

Këtë herë, Superkupa, ku përballë do të jenë Tirana si kampione dhe Vllaznia si fituese e Kupës, do të mbahet në muajin dhjetor.

Fillimi më herët i kampionatit, për shkak të Botërorit që do të startojë në muajin nëntor, ka bërë që FSHF të vendosë që Superkupa të luhet në dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy