
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderberu”.
Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.
Të dy kryeministrat u takuan me grusht me njëri-tjetrin, mirëpo Rama zgjodhi që zyrtarëve të Kosovës tu jepte dorën.
Por Kurti nga ana e tij zgjodhi që të respektonte masat anti covid deri në fund, duke iu drejtuar me grusht.


Në vizitën e tij në Kosovë, Rama u shoqërua nga një pjesë e kabinetit të tij, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bledi Çuçi, Evis Kushi, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Eduard Shalsi.
Takimi mes dy kryeministrave shqiptar do të mbahet me dyer të mbyllura, ku më pas të njejtët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media prej orës 10:40.
08: 01h- Kryeministri Rama sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë sot me ceremoni shtetërore në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.
Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.
Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti.
Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.
Agjenda e plotë të takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kosovë:
Ora 8.30 Mbërritja e Kryeministrit Rama në aeroportin “Adem Jashari”
Në aeroport e mirëpresin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ora 8.50 – 9.00 Pritje ceremoniale nga Kryeministri Kurti në oborrin e Qeverisë
Ora 9.10-10.40 Takim mes dy Kryeministrave dhe anëtarëve të Kabineteve
qeveritare. Në përfundim të takimit, Konferencë e Përbashkët për ShtypOra 10.45 – 11.15 Takim me kryetarin e PDK –së, z. Memli Krasniqi
Vendi: Selia e PDK-sëOra 11.20- 11.50 Takim me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku
Vendi: Selia e LDK-sëOra 12:00 – 12:20 Takim me Kryetarin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli
Vendi: Swiss Diamond HotelOra 12:20 – 12:40 Takim me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate,
z. Fatmir Limaj Vendi: Swiss Diamond HotelOra 12.45- 13.15 Takim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Vendi: Selia e AAK-sëOra 13.30-15.30 Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve
Vendi: Amazona Resort, MilloshevëPërpara drekës, ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep Qoses
Ora 15.30 Nisja për në aeroportin “Adem Jashari”
Ora 16.00 Nisja për në Tiranë.



