Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë edhe për një tjetër mandat qeverisës. Një ditë pas ftesës së PD-ja i bëri LSI-së për bashkëpunim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Balla thotë se propozime të tilla nuk i merr në konsideratë.
“Nuk doja kurrsesi të merrja në konsideratë propozime të tilla, e kemi thënë shumë qartë se ne duam ta vazhdojmë Aleancën tonë për Shqipërinë Europiane.Kemi hyrë në një proçes bashkëqeverisje në 2013 dhe jemi të gatshëm që në interes të qytetarëve shqiptarë jemi të gatshëm që këtë aleancë ta vazhdojmë edhe në zgjedhjet e 2017. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me partinë e re të Blushit, pas insistimit të medias, Balla tha se e uron partizën e re.
Tashmë që është zyrtare partia e re e zotit.Blushi, jeni të gatshëm të bashkëpunoni me të? Si e vlerësoni këtë parti?
Sot kisha takim me përfaqësuesit e 40 partive të vogla.
Edhe ai i vogël është.
Le të institucionalizohet në kuadër të tryezës së 40 partive të vogla dhe të sjellë dhe ai kërkesat që ka për sa i përket çështjeve të kodit zgjedhor.
Jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe me zotin Blushi?
Spektri politik shqiptar është shumë i madh, ka parti dhe partiza, kështu që Urime!



