Bllokimi i rrugëve në Tiranë, Foni: Duhet informim mediatik për të shmangur një kaos te qytetarët (VIDEO)

Bllokimi i rrugëve në Tiranë, Foni: Duhet informim mediatik për të shmangur një kaos te qytetarët (VIDEO)

Kostandin Foni nga Shoqata e Transportit Publik në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka folur lidhur me problematikat e hasura ditën e sotme nga qytetarët për shkak të bllokimit të rrugëve si pasojë e aktiviteteve sportive që bashkia organizon.

Ai tha se në të tilla raste bashkia duhet të bëjë lajmërimin mediatikisht më herët që të informojë qytetarët për bllokimin e rrugëve dhe devijimin e linjave të transportit urban, teksa u shpreh se një zgjidhje është dhe afishimi i hartave në stacionet përkatëse lidhur me këto bllokime.

Drupal Ad

Aktivitete të tilla ndodhin shpesh në Tiranë duke qenë se është dhe kryeqyteti, por duke qenë se janë aktivitete të përcaktuara dhe masat ndaj qytetarëve duhen marrë paraprakisht dhe duhen informuar si ata që përdorin linjat urbane dhe atyre që lëvizin me automjetet e tyre për të shmangur një kaos.

Informacioni për bllokimet e sotme është dhënë ditën e premte lidhur me linjat urbane që do pezulloheshin sot apo do devijonin rrugët, por zgjidhja më e mirë mbetet shpërndarja e informacionit mediatikisht për bllokimin e akseve dhe linjave.

Bashkia që organizon aktivitete të tilla, drejtoria e transportit të qarkullimit të Tiranës duhet të afishojë hartat përkatëse për bllokimin e akseve, duhen afishuar në çdo aks që është bllokuar ai segment. Janë njoftimet paraprake mediatike dhe pastaj afishimet në stacionet përkatëse ku qytetari të informohet për bllokimin e rrugës dhe orari kur rifillonin sërish shërbimi.

Infrastruktura për transportin publik ka një mungesë të theksuar, informacioni po ashtu, kështu që duhen marrë masat paraprake që të gjithë të jenë të informuar për atë që ndodh.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy