Ndërhyrja në Venezuelë/ Bumçi: Vendimi lidhet me sigurinë e SHBA-ve dhe të Amerikës Latine (VIDEO)

Ndërhyrja në Venezuelë/ Bumçi: Vendimi lidhet me sigurinë e SHBA-ve dhe të Amerikës Latine (VIDEO)

Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrjeotë me studion e MCN Live se vendimi i SHBA-ve për të ndërhyrë në Venezuelë dhe për të kapur Presidentin Maduro ka të bëjë me sigurinë e vendit dhe atë rajonale. 

 

Është një vendim shumë i guximshëm që duket sikur nuk respekton normat e njohura ndërkombëtare. Nuk ëhstë kështu. Vendimi lidhet me atë që është thelbi i sigurisë kombëtare të Amerikës, por rajonale të Amerikës Latine.  Ka të bëjë me sigurinë. Kur siguria e një vendi është në pikëpyetje, aktet e vetëmbrojtjes, nuk është më thjesht luftë klasike, por lufta kundër terrorizmit dhe narkotrafikut, narko-terrorizmi, kemi simbiozë të karteleve me grupet e armatosura që bashkëpunojnë me strukturat shtetërore që shfaqin rrezik të dyfishtë për SHBA duke furnizuar qindra tonë drogë. Maduro akuzohet se ka krijuar kushtet për transportimi e 200 tonëve drogë.

 

Sasia e drogës së futur ka sjellë krizë reale nga ana e shoqërisë dhe shëndetësore.

 

Bashkë me drogën vijnë kartelet, krimi i organizuar, emigrantët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy