Fermerët e Fierit ngrihen në protestë: Çmimi i luleshtrydhes, shumë i ulët. Po na shkon dëm investimi

Fermerët e Fierit ngrihen në protestë: Çmimi i luleshtrydhes, shumë i ulët. Po na shkon dëm investimi

Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë në protestë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.

Protestuesit pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë  ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që t’u vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy