Zjarri në Paris: Turma këndon psalme e gjunjëzuar, deklarata e Kardinalit

Zjarri në Paris: Turma këndon psalme e gjunjëzuar, deklarata e Kardinalit

Kardinali Daniel DiNardo, presidenti I Konferencës së Arkipeshkëve Katolikë në ShBA ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen e tij për katastrofën që po ndodh në Paris, duke e quajtur katedralen “një thesar botëror”.

“Zjarri i tmerrshëm që ka përfshirë Katedralen e Parisit është tronditës dhe na ka trishtuar të gjithëve. Kjo katedrale nuk është vetëm një kishë madhështore, por gjithashtu një thesar botëror. E shkëlqyer në arkitekturë dhe art, prej kohësh ajo është një simbol i transhendencës së shpirtit njerëzor dhe të dashurisë sonë për Zotin. Zemrat tona shkojnë te Arkipeshkvi dhe njerëzit e Parisit. Ne lutemi për njerëzit e Parisit…”

Ndërkohë, turmat nuk largohen. Sipas dëshmitarëve, njerëzit këndojnë duke thyer heshtjen e zymtë, madje shumë prej tyre janë gjunjëzuar.

Ato janë të mbledhur rreth katedrales duke kënduar psalme ndërkohë që katedralja historike vazhdon të digjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy