Zyrtarët grekë dhe turq po përpiqen të finalizojnë detajet e vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Ankara më 13 maj, kur ai do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Mitsotakis dhe Erdogan do të vlerësojnë se si tre kanalet e diskutimit (dialogu politik, masat e ndërtimit të besimit dhe axhenda pozitive) po përparojnë dhe, nëse janë pjekur kushtet për të hapur çështjen e delimitimit të zonave detare.
Duke qenë se Ankaraja ka mbajtur hapur anën e Hamasit, ndërsa Athina, megjithëse me rezerva, mbështet Izraelin në kuadrin e marrëdhënieve strategjike që janë zhvilluar, zyrtarët grekë janë të kujdesshëm që Erdogan mund ta ngrejë këtë çështje gjatë deklaratave dypalëshe të dy liderëve.



