
Arbeni, shofer i një prej linjave të transportit që operon në Tiranë tha për emisionin “Fol” se pagesa prej 400 mijë lekësh që ai merr për 12 orë punë është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën dhe për të shkolluar fëmijët.
Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, shoferi tha se shumë kolegë të tij janë larguar drejt sektorëve të tjerë apo drejt Gjermanisë dhe Italisë pasi gjendja është vështirësuar shumë.
Ka shumë që flasin keq ose mirë, por nuk kemi çfarë të bëjmë me kaq të ardhura. Paga është e qartë dihet sa është në bankë, një shofer merr 400 mijë lekë të vjetra. Kjo na detyron të bëjmë kërkesën dhe të largohemi nga vendi. Ka kërkesa, dhe unë vetë nuk e përballoj dot. Largohen në vendet si Gjermania, Italia apo drejt sektorëve të tjerë. Kam shokë dhe kolegë që kanë ikur, dhe mosha më të reja janë më të kënaqur atje. Mezi po e shtyjmë, kam një fëmijë në shkollë, duhet t’i paguaj shkollën, bashkë me bashkëshorten, marrim diku diçka. Unë punoj edhe 12 orë, 14 orë, unë jam 59 vjeç shërbim urban, nuk kam çfarë të bëj duhet të shkolloj fëmijën. Ne do t’i përgjigjemi punës, paga nuk është e kënaqshme. I kërkojmë rritje page operatorit, por duke parë gjendjen...
Unë jam, shofer i vjetër. Unë kam punuar që në vitin 1982. Po shkojmë më keq. Punoj me urban 12 orë dhe marr 400 mije lekë. Përderisa po largohen kolegët dhe ne drejt asaj jemi, do bjerë sektori në kolaps nëse nuk do të ketë subvencionim. Në pandemi ashtu e shtymë, morëm 2 paga gjithsej, ndenjëm 4 muaj. Morëm 400 mijë lekë. Tani filloi puna, thamë shyqyr pastaj erdhi kriza dhe lufta, çlidhje kam unë me luftë, duam të punojmë, të ushqejmë fëmijët.
Florenci, menaxher në një nga linjat e transportit urban në Tiranë tha se ka shumë largime të personelit dhe se kriza ka kapur çdo sektor. Duke vijuar shpjegimin e tij, Florenci, 34 vjeç tha se nëse nuk ka ndërhyrje nga qeveria sektori i transportit publik do të hyjë në kolaps.
Ka pasur probleme në menaxhim, njerëzit po shohin të largohen. Të ardhurat nuk i përballojnë shpenzimet, jeta po bëhet e pamundur. Ka shkurtime personeli dhe largimet janë të shumta. Largohen shoferët mendojnë për të ardhura më të mira. Ne vuajmë qytetarët e vuajnë, kriza është zinxhir, po akumulohet stres, qytetarët kërkojnë shërbim, operatorët nuk kanë mundësi. Nëse pushteti vendor dhe lokal nuk vendos dorë situata do të shkojë drejt kolapsit. Standardi i jetës është dyfishuar, kjo ka prekur çdo sektor, shportën, pjesën e këmbimit, nëse operatori nuk e mbulon dot nëse nuk merr diçka. Unë jam nëpunës, të ardhurat e mia nuk i mbulojnë shpenzimet, do të detyrohem dhe unë të largohem.
Ndërkohë Altin Shahi, fatorino prej 20 vitesh në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet tha se ai e ka pagën 30 mijë lekë, një shumë që për kostot e jetesës është e pamjaftueshme.
Imagjino kur ankohet operatori çfarë duhet të bëjnë punonjësit. Qytetarët janë shumë të mirë, i mbajnë problemet. Qytetari është ai që shkon në punë vjen nga puna. Derisa qytetari s’e hapën gojën, jo ndaj neve, s’është punë personale. P.sh. trafiku, korsinë e dedikuar duhet ta bëjë bashkia. Kur ankohet pronari, çfarë mund të bëjnë punëtorët. Një fatorino merr diku te 300 mijë lekëshi. Shtrëngohu andej, shtrëngohu këtej, derisa të shtrydhesh. Pastaj nuk është ndonjë punë që kërkon kualifikim, më ndryshe për shoferët. Për kohën e pandeminë, nuk është e vërtet se kemi marrë dy herë nga 400 mijë lekë. Një herë na kanë dhënë 400 dhe pastaj 260. Rrogën e parë na i dhanë në maj, rrogën e dytë në shtator.
Po ashtu Shpëtim Haku, fatorino u shpreh se është i detyruar të largohet nga vendi pasi 300 mijë leksëshi që ai merr si pagë në këmbim të punës së tijë shtë i pamjaftueshëm.
Me 300 mijë që marr si ta ushqej familjen. Edhe unë jam i detyruar të iki se me këtë jetesë më ka ardhur në fyt. Me 300 mijë lekë të vjetra si mund të jetoj unë?! Kam 10 vjet që punoj në këtë punë edhe i di vështirësitë që ka punëdhënësi. Kur janë në krizë pronarët, ne jemi edhe më në krizë. Jetohet me 300?! S’ma do mendja.



