Rikthim i vulës në PD/ Gjekmarkaj: Akt patriotik ndaj pluralizmit. Tani fillon një periudhë e re për opozitën në marrëdhënie me publikun

Rikthim i vulës në PD/ Gjekmarkaj: Akt patriotik ndaj pluralizmit. Tani fillon një periudhë e re për opozitën në marrëdhënie me publikun

Gjykata e Apelit vendosi të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues, zotin Berisha.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, e quajti këtë një akt patriotik në të mirë të pluralizmit të vendit dhe opozitës.

Unë kam pasur dilema dhe frikë deri në momentin e fundit që ndoshta nuk mund të ndodhte kështu që mund te futeshin duart, por për hir të vërtetës tre gjyqtarët nuk mund të fusnin duart përballë historisë s ë opozitës shqiptare dhe e gjykoj si një akt patriotik.

E gjykoj si një akt që i bërë pluralizmit dhe vendit.

Është një kthesë pozitive në tërësi sepse tashme është e qartë dhe nga pikëpamja legale ku është opozita e vendit. Tani fillon një periudhe e re për opozitën ajo e një marrëdhënie të re me publikun, një rikonceptim që ta bind atë të jetë e votuar për të bërë ndryshim në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy