531 banesa në njësinë administrative Zharrëz, ende pa marrë dëmshpërblimin (VIDEO)

531 banesa në njësinë administrative Zharrëz, ende pa marrë dëmshpërblimin (VIDEO)

531 familje në Zharrëz nuk janë dëmshpërblyer për dëmet nga lëkundjet e tokës, të shkaktuara nga kërkimet e kompanisë Bankers. Kjo e fundit pretendon se është detyruar përmes një VKM-je dhe ka dëmshpërlyer banorët. Ndërkohë ende nuk ka një ekspertizë.

Teksa po bëhet dy vite nga protesta e banorëve të Zharrëzës, të cilët kërkuan dëmshpërblimet për banesat e tyre, që u dëmtuan nga lëkundjet e tokës, ata ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Ky fakt është konfirmuar nga vetë familjet e prekura për kamerën e televizionit Tema. Po ashtu kërkojnë edhe rivlerësim të dëmit.

“Na është hapur shtëpia nga themeli poshtë deri lartë, më është çarë soleta çbie jashtë bie brenda”, deklaron një banore.

Si të më paguajë mua 200 mijë lekë kur mua shtëpia më është ndarë mesë për mesë”, tha një banore tjetër.

5 komisione më erdhën për shtëpinë dhe më tha e pabanueshme; më erdhi Avokatja e Popullit: ku jeton më tha, këtu nuk jetohet”, deklaroi një tjetër banore.

Akuzat dhe dëshpërimi i banorëve shkon deri në pikën ku ata shprehen se 71 familjet që kanë marrë dëmshpërblimin kanë patur favorizime nga qeveria.

Tashmë në njësinë administrative Zharrës, janë edhe 531 familje që nuk kanë marrë paratë që iu takojnë, dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj. Ndërsa për këta familje ende nuk ka një datë kur do të dëmshpërblehen.

Janë 71 familje të vlerësuara nga komisioni i ngritur në bazë të vendimit me numër 155 të qeverisë shqiptare. Janë dëmshpërblyer, në momentet që ne po flasim në masën 100%. Ndërsa janë 531 familje të tjera të cilët janë vlerësuar me dëme më të lehta dhe sipas shkallës së kadegorisë së dëmeve që komisioni i ka përcaktuar me një vlerë 54 milionë lekë e cila pritet që të dëmshpërblehet, ndoshta nga qeveria shqiptare. Nuk kemi një vendimmarrje”, deklaroi kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj.

Sakaq nga qeveria dhe pasi ndodhën lëkundjet është fajësuar kompania Bankers Petreoleum, si shkaktare e tërmetit, fakt që nuk është pranuar në asnjë moment, nga kompania në fjalë. Sipas informacioneve të marra nga Bankers ata dëmshpërblyen familjet e prekura, pasi në një farë mënyre u detyruan nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe jo se janë fajtorë. Për këtë situate Bankers i konsideron të padrejta edhe akuzat pasi ende nuk ka një studim nga ekspertët ndërkombëtarë.  Pavarësisht se ministria e Infrastrukturës deklaroi se do të kontraktonte një ekspert ende nuk ka një ekspertizë, kjo thuhet në një përgjigje zyrtare të ministrisë. Po ashtu ky fakt pohohet edhe nga zonja Balilaj.

Nuk është gjetur akoma eksperti ndërkombëtar pasi nuk ka pranuar”, theksoi Balilaj

Fillimisht sipas informacioneve u fol për një ekspert italian që pranoi të studionte situatën dhe më pas është tërhequr, dhe për këtë arsye dyshimet janë se këtu mund të ketë patur ndikim edhe kompania që akuzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy