Ndërron jetë në moshën 44 vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44 vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Gerti Bogdani ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku Gerti Bogdani 44 vjeç është gjetur pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u  diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard - ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut, Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. 

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës. Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qenë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike & qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë & demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.

Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen  e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.

Ai ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy