E gjithë skuadra e Athletic Bilbaos ka qethur kokën për të mbështetur kolegun e tyre Yeray Alvarez në betejën kundër kancerit.
Mbrojtësi 22-vjeçar është diagnostikuar me kancer në testikuj vitin e kaluar dhe në dhjetor iu nënshtrua një operacioni. Pavarësisht të gjitha mjekimeve sëmundja e tij nuk po zhduket dhe flokët i kanë rënë.
Alvarez ka filuar kimioterapinë dhe shokët e tij të skuadrës janë zotuar se do ti qëndrojnë pranë në çdo hap të tij.



