
Një kërkesë e komunitetit shqiptar të Ulqinit për të ndërtuar një shtatore të Skënderbeut në qytet rihapi edhe njëherë debatin për kombësinë e heroit kombëtar. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi reaguan pasi aleanca proserbe Fronti Demokratik e mirëpriti nismën e autoriteteve lokale të Ulqinit, duke thënë se Skënderbeu ka qenë një “hero i madh dhe i famshëm - një serb i lindur”.
Në emër të Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj tha se “ky është një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve”.
“Sa i përket Skënderbeut, jo vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët e duan. Dhe jo vetëm atë, por edhe Nënë Terezën dhe figura të tjera të njohura shqiptare”, i ka thënë Gjeloshaj gazetës malazeze “Vijesti”.
Ndërsa partitë shqiptare e mbështesin nismën, me argumentin se Skënderbeu është hero kombëtar dhe monumenti do të ndërtohet në nder të 550-vjetorit të lindjes së tij, organizatat proserbe dhe historian lokalë thonë se monumenti mund të shihet si “shënim i territorit shqiptar” brenda Malit të Zi.
Autoritetet lokale në Ulqin thonë se ndërtimi i monumentit do të financohet nga shqiptarët e diasporës. Aktualisht, faza fillestare ka përfunduar dhe qeverisja vendore e ka marrë lejen nga Ministria e Kulturës për ndërtimin e monumentit. / Balkaninsight /



