Arrestimi i Maduros/ Beqiri: Mesazh për të gjithë diktatorët. Çeno: Iu mbyll dera Kinës

Arrestimi i Maduros/ Beqiri: Mesazh për të gjithë diktatorët. Çeno: Iu mbyll dera Kinës

Në studion e MCN Informacion, Evarist Beqiri, avokat, dhe Enri Çeno, sekretar i PD për marrëdhëniet me jashtë, analizuan arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe reagimet në nivel ndërkombëtar. Beqiri tha se arrestimi i Maduros është një mesazh i qartë për të gjithë diktatorët kudo në botë, ndërsa Çeno tha se ky zhvillim rikonfirmon besnikërinë e Amerikës ndaj doktrinës Monroe.  

 

Evarist Beqiri

Ishte një diktaturë nga e cila shpresoj të ketë shpëtuar populli venezuelian. Shumica që e mbrojnë figurën e Maduros janë dhunuesit më të mëdhenj të së drejtës ndërkombëtare, duke filluar nga Rusia. Por Vuçiç ishte i pakënaqur me këtë arrestim. Unë mendoj se është një kthim i Amerikës, ndërhyrja e Trump është një mesazh i qartë për diktatorë dhe autokratë në të gjithë botë: ditët i kanë të numëruara. 

Zv.presidentja është në listën e zezë të BE. është akoma në pushtet enturazhi i Maduros. Mendoj se nuk do të bëhet menjëherë kalimi në një demokraci funksionale. 

 

Enri Çeno 

Ishte një operacion i suksesshëm. Nuk pati dëme kolaterale. Është një nga operacionet më të suksesshme të Amerikës. Në aspektin e diplomacisë dhe gjeopolitikës kemi doktrinën Monro, ku thuhej qartë se në hemisferën perëndimore nuk do të lejoheshin influenca të tjera. Përmes kësaj doktrinë hodhën piketat për një superfuqi botërore. 

Kemi aspektin doktrinar. Trump dhe enturazhi i tij besojnë te idologjia e Hauntington. Bota po krijon një rend të ri botëror, ku nuk kemi më vetëm dy fuqi, por kemi SHBA dhe Kinën. Prandaj ndodhi kjo ndërhyrje që Kina të mos ishte në portën hyrëse të SHBA. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy